Një ngjarje tragjike kishte ndodhur 13 vite më parë në fshatin Novolan të Vushtrrisë, me ç’rast pas një zënke mes kushërinjve të familjes Vatovci, vritet Çajupi, djali i Selim Vatovcit.
Akti i shtrirjes së dorës, midis lutjeve e lotëve dhe pas 13 vitesh, ka ndodhur sot para faljes së namazit të xhumasë në xhaminë e Shipolit në Mitrovicë, të mbushur përplot me besimtarë.
“Fal iu qoftë gjaku i djalit për hatër të Allahut”, u tha mes tjerash gjatë shtrëngimit të duarve në mes të familjarëve të këtyre dy familjeve deri tash të hasmuara.
Imami i kësaj xhamie, Fatmir Latifaj, i cili kishte ndërmjetësuar për faljen e gjakut, duke përmendur rolin konstruktiv edhe të hoxhë Ekrem Avdiut, si frymëzues dhe ideator të kësaj falje, tha se ka akoma burra të cilët respektojnë vlerat e shqiptarisë.
“Shqiptari i vërtetë është ai i cili e fal vëllaun e vet. Shqiptari i vërtetë nuk ka pushkë për vëllaun e vet dhe shqiptari vërtetë gjithmonë ka falje, tolerancë, mirëkuptim dhe synon harmoni mes vete”, tha mes tjerash ai.
Latifaj, i cili kontribuoi në më shumë se 100 pajtesa të natyrës së rëndë, bëri lutje që kjo të jetë vrasja e fundit ndërmjet shqiptarëve, ndërsa ka porositur që shembullin e tillë ta ndjekin të gjitha familjet shqiptare që janë në hasmëri.
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag