Google ADS

Më shumë se 5 yje, kështu e cilesojnë mediet austriake Manifesta Biennial në Prishtinë

09:36 | 24 Korrik 2022
K.B

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka ndarë sot përmes facebook-ut, shkrimin e një gazete austriake rreth festivalit Manifesta Biennial që po mbahet në Prishtinë.

Në atë shkrim thuhej :

“Bienalja e 14-të Nomade Evropiane është Documenta më e mirë. Kjo, jo vetëm që bashkon artin e ri e më emocionues në rajon, por gjithashtu ju shpije nëpër një qytet dhe histori të panjohur per shumë kë. Kurse në vitin 2028 këtë tentojnë ta mbajnë në Kiev.

Yjet shkëlqejnë sërish në çatinë e Hotelit Grand në Prishtinë. Por, ka më shumë se pesë yje klasik që shkëlqenin mbi emrin e ndërtesës simpatike komuniste, të veshur me mermer që shëndritën deri në vitin 2010. Në duplifikimin e tyre kërcimtar, yjet tani tregojnë për një histori të trazuar.

Po aq të trazuar sa historia e këtij vendi të vogël, që përgjithësisht është parë si rajon konflikti – dhe që këtë vit është mikpritës i ngrohtë i Bienales nomade evropiane Manifesta.

Me edicionin e saj të 14-të, kjo e bën kryeqytetin kosovar më bashkëkohorë, e të qasshëm për turizmin kulturor se sa të egër. Edicioni na merr për dore me një plan të qartë.

Konceptualisht dhe artistikisht, Manifesta është bërë dukshëm “Documenta” më e mirë, ndaj nëse keni zgjedhje mes Kaselit dhe Prishtinës, ne ju rekomandojmë këtë të fundit.

Si t’i vësh veshin zemrave të kukullave gjigante shumëngjyrëshe të shtrira në qoshet e katit të fundit të Grand Hotelit. Në qilima mes krahëve dhe këmbëve të kukullave të mbushura e të hapura, si “Kokoschkam” me kukullën e tij Alma, por këto janë më pak të lehta për t’u klasifikuar këtu:

Dardan Zhegrova, i lindur në Prishtinë në 1991, jep poezi për takime, pabesi apo dëshirë romantike. Murmuritje nga brenda, ku pamja nga dritarja e shkretë e fotografive rrëshqet mbi një qytet që nuk e njeh ende më mirë, mbi një rrëmujë ndërtesash të zyreve gjysmë të larta, me tabela reklamuese Coca Cola, arkitekturë fantazie brutaliste por konkrete – si Biblioteka Kombëtare me kupolat e saj me çati të bardhë si balonat e çamçakëzit – dhe vilat me llaç e veranda prej druri. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme