Kërkesa për ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi, sipas Bekim Blakaj, është totalisht jo perëndimore, dhe edhe nëse do të kishte prova ndaj tij ato do të duhej të dërgoheshin në Gjykatën Speciale, e jo të kërkohet gjykimi i Haradinjat në Serbi.
“Nuk e di cilat janë provat e reja, ne nuk kemi asnjë qasje në ato dosje, por sido qoftë nëse mund të ketë çfarëdo prove, adresa për Serbinë duhet të jete Gjykata Speciale e jo të kërkoj ekstradimin. Serbia mund të gjykoj qytetarët e vetë për krimet e kryera në Kosovë, Kroaci dhe Bosnje mirëpo jo t’i ekstradojnë qytetarët e tjerë në Serbi e ti gjykojnë atje. Shpresoj të mos ndodhë ekstradimi i Haradinajt në Serbi, sepse nuk mund të kryhet një gjykim atje. Krejt kjo shërben për nevoja politike e jo për drejtësi” ka thënë Blakaj në një intervistë në Ballë Për Ballë të Klan Kosovës.
Tutje Blakaj ka shprehur pakënaqësi në lidhje me gjykimin e krimeve të luftës të kryera nga serbët në Kosovë, e që sipas tij po ndodhë për shkak të mungesës se bashkëpunimit mes këtyre dy shteteve.
Ndërsa sa i përket pajtimit të serbëve dhe shqiptarëve, sipas Blakajt, kjo do të ndodhë kur të dyja shtetet të pranojnë krimet e kryera dhe të njohin viktimat e palës tjetër.
“Lëndët që janë proceduar në Trubunalin e Hagës, tregojnë që krimet më të rënda e më të mëdha janë kryer nga serbët e kanë qenë të organizuara nga shteti i Serbisë. Për fat të keq deri tani numrat tregojnë se për krimet e kryera në Kosovë më shumë janë dënuar shqiptarët se sa serbët, duke i përfshirë të gjitha gjykatat Ndër barrierat kryesore është që Serbia nuk e pranon Kosovën si shtet, e si rrjedhojë nuk e pranon asnjë bashkëpunim me organet në Kosovë. Dihet që shumica e kryesve të krimeve gjenden në Serbi, mirëpo nuk janë ekstraduar sepse nuk ka asnjë lloj bashkëpunimi”
“Pajtimi i shqiptarëve dhe serbëve mund të vije pas ndërmarrjes së disa hapave konkret. Në rend të parë të vijë në vend drejtësia. Ne e dimë që të gjithë kriminelët kurrë nuk do të mund të dënohet mirëpo të paktën një numër i madh i tyre. Pastaj duhet që secila palë të pranoj krimet që janë bërë, të njihen viktimat nga të gjitha palët, e pastaj pajtimi vjen si një proces shoqëror i cili mund të zgjasë me dekada, por pa u plotësuar këto kushte nuk mund të ndodhë” ka thënë Bekim Blakaj.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...