Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj gjatë dëshmisë së tij në Hagë ka deklaruar se presidentja Vjosa Osmani, e ka shkarkuar nga pozita e ambasadorit për qëllime politike.
“Kam qenë ambasador i Republikës së Kosovës dhe jam largu dhunshëm, brutalisht dhe politikisht nga e ashtuquajtura presidente Osmani për qëllime politike, sepse në vend timin e ka dërgu burrin e saj”, ka thënë Dedaj.
Dedaj ka deklaruar se ka shërbyer në disa poste publike, përfshirë deputet, ministër, dhe ambasador.
E ndaj kësaj deklarate ka reaguar këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.
Kupina në një postim në Facebook, ka shkruar se Dedaj paska zgjedhur Gjykatën Speciale që të përhapë gënjeshtra lidhur me presidenten Vjosa Osmani, duke e quajtur me të njëjtat fjalë sikurse Serbia.
“Presidentja Osmani nuk është “e ashtuquajtur”, siç e cilëson Serbia dhe ti Gjergj, por ka më së shumti legjitimitet në historinë e Kosovës. Ti e di këtë, por s’të pëlqen ky fakt. Prandaj sot e bëre atë që di më së miri: gënjeve. Së pari, Presidentja Osmani nuk të ka hequr ty për ta emëruar bashkëshortin e saj”, ka shkruar Kupina.
Ai mes tjerash ka thënë se Dedajn nga pozita e ambasadorit e hoqën shkeljet e tij.
“Së dyti, bashkëshorti i saj as nuk ka qenë e as nuk është ambasador, ndaj ti jo që s’e di, por ama të pëlqen gënjeshtra si mjet viktimizimi. Ti je veç një përfitues nga gënjeshtra! Ne ende jemi në pritje të drejtësisë për kërcënimet me jetë që i ke bërë publikisht ndaj Presidentes dhe familjes së saj”, ka shkruar Kupina. /Telegrafi/
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës