Google ADS

Me rreth 80 mijë banorë, pasuri natyrore e historike, kjo është historia e veçantë qindravjeçare e Podujevës

15:01 | 2 Mars 2024
K.B

Emri i qytetit të Podujevës daton para 600 vjetëve.

Qytetarët e kësaj komune janë të njohur për bujarinë dhe çiltërsinë, ndërsa vetë komuna e Podujevës nga ana gjeografike, njihet për liqenin e Batllavës dhe Kullat.

Mbi specifikat kryesore të këtij qyteti, për Arbresh.info ka folur historiani, Adem Ajvazi, i cili tha se Podujeva është njohur si Llapi deri në kohën e vonë.

“Si Llap që është njohur si krahinë deri në kohën e vonë, faktikisht deri në vitin 1913, kur na del si qytezë. Në këtë rast, qyteti i Podujevës ka specifikat e veta në raport me pjesëtarët e tjera, nëse hymë në aspekt gjeografik, mirëpo nëse hymë në aspektin etnografik si popullatë, është popullatë e cila dallohet për çiltërsinë e saj për mikpritjen, bujarinë. Mirëpo, ma e veçanta është rezistenca permanente që e bën shqiptarët konkretisht si specifikë e veçantë që jemi afër kufirit dhe luftërat e ndryshmen u dalluan në raport me heroizmin e tyre”, tregon Ajvazi.
Ndërsa në aspekt gjeografik, ai thotë se Podujeva ka lumin që i jep një bukuri të madhe, kurse pjesa tjetër, si qytet dallon që nga brezi kufitar që ka edhe specifikat e veta.


Ai për Arbresh.info tregon historinë e emrit Podujevë dhe kuptimin e saj.

“Emri Podujevë daton që 600 vjet, në fillim të vitit 1455 na jep që në fillim emrin Podijeva vjen si fshat deri në vitin 1913, me pushtimin e këtij rajoni nga lufta ballkanike atëherë e merr statusin e qytetit, pasi e kishte si bazë ushtarake Merqesizn në të cilën u vendos edhe pushteti ushtarak edhe civil. Nëse duamë ta shpjegojmë hetimologjinë e emrin Podujevë, po i referohem dr, Shefki Sejdiut doktor i shkencave, ai e ndan në tri pjesë emrin Podujevë, Pod- uj edhe va. Pod- mendohet sipas tij që është version i gegnishtes së vjetër, pod, pode të ciline ne e shkelim këtu Uj, asnjë popull në botë nuk i themi ujë sikur ne. Edhe va është një vend i cekët në thellësi, pra në tonësinë e vet në më të madhe është në bazë ilire arbërore, edhe pse kemi shpjegime të ndryshme që i dhanë edhe konotacion tjetër edhe shpjegim tjetër mirëpo nëse i referohemi studimeve të mirëfillta na del në këtë formë”, shpjegon Ajvazi.

Komuna e Podujevës, ka afro 75 deri në 80 mijë banorë.

“Mendohet që duhet ti këtë 75 mijë banorë, duke pasur parasysh që migrimet e mëdha që kanë ndodh jashtë shtetit mendohet diku 75-801 mijë banorë mund t’i ketë me 78 vendbanime me një qendër urbane siç është Podujeva”, thekson ai.

Sipas historianit, vendet që vizitohen më së shumti nga turistët e huaj janë: Kullat, dhe Liqeni i Batllavës.

“Si krahinë ka një histori 7000 vjeçare, është pjesë e kulturës që daton nga parahistoria, më vonë nëse i referohemi edhe pjesëve të tjera, vendbanimeve arkeologjike që janë të zbuluara në territorin e komunës së Podujevës, e kemi Vendenisi, që na del në shekullin e katërt të erës sonë si vendbanim i madh, si stacion i madh tregtar. Ndërsa ditët e sotme kemi kullat, kulla e Zahir Pajazitit, e Hakif Zejnullahut, Dem Ahmetit dhe vendbanimet e tjera. Nëse hymë në mesjetë kemi gërmadhë në vendet të ndryshëm, kemi gërmadhat e kishave të vjetra iliro-arbore të cilat më vonë përvetësohen nga serbët, kuptohet qe nuk munda të përvetësohet realiteti mirëpo sipas tyre”, tregon ai


Veçantia tjetër e kësaj komunës sipas tij, është edhe kisha shqiptare ortodokse, e cila është sot e rinovuar në fshatin Rakinicë të Podujevës.

Ndryshe, Besiana apo Podujeva, është qytet i vjetër i Krahinës së Llapit.
Shtrihet në pjesën veri-lindore të Kosovës dhe përbëhet nga fushëgropa e Llapit pjesët kodrinore-malore të malit të Leposaviqit perëndim dhe maleve lindore kosovare në lindje.

Në këtë komunë është punuar shumë për lëvizjen e lirë të minoriteteve dhe janë krijuar shumë organizata te cilat ndihmojnë në ketë proces. /Arbresh.info./Kujtesë Berisha/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme