Me propozim të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbledhjen e 138-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës, 14 prilli është caktuar Ditë e të Mbijetuarve të Dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Presidentja Osmani ka theksuar se ky vendim do t’i kontribuojë ruajtjes së memories kolektive, ndërsa ka përmendur nevojën e solidarizimit me të mbijetuarit e dhunës seksuale.
“Rikujtojmë se gjatë luftës së fundit në Kosovë, rreth 20.000 persona kanë qenë viktima të luftës seksuale. Jetët e të gjithë këtyre personave ndryshuan përgjithmonë. Pikërisht më 14 prill ndryshoi gjithmonë edhe jeta e Vasfije Krasniqit, e cila u rrëmbye me forcë dhe u dhunua nga forcat serbe. Ajo mori guximin që ta ndajë të vërtetën me tërë botën. Përmes rrëfimit të saj, ajo u shndërrua në zërin e të gjithë të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë”, ka thënë ndër të tjera Presidentja Osmani në propozimin drejtuar Qeverisës së Republikës së Kosovës./Arbresh.info/
Lexo edhe:
14 prilli – nga sot është Dita e të Mbijetuarve të Dhunës së Luftës së fundit
Ndikimi i vitaminës D në organizëm dhe problemet që sjell mu...
Liverpooli eliminon me shumë mund Southamptonin nga EFL Cup
Ata mendojnë se nuk janë mjaftueshëm të mirë, njerëzit e pas...
Pse nuk duhet ta mbani telefonin afër kur flini?
Një gotë verë, më shumë shëndet për zemrën
Sara i kërkon falje Xuxit, a e pranoi ai?