Serbët që po kalojnë nëpërmjet kufirit në Jarinjë po mbulojnë simbolet serbë në targat e veturave të tyre nën mbikëqyrjen e policëve kufitarë të Kosovës.
Pasi po kryejnë këtë obligim të marrë në nivelin politik javën që shkoi në Bruksel, qytetarët po vazhdojnë rrugën në territor të Kosovës.
E pas kryerjes së këtij obligimi, veturat serbe po hyjnë në Kosovë.
Pavarësisht kësaj, qarkullimi në Jarinjë është i vogël.
E vetëm pak metra më larg nga aty ku për 12 ditë me radhë, ditë e natë, qëndruan protestuesit serbë e Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, tash vendin e kanë zënë ekipet e KFOR-it.
Ata po monitorojnë nga afër zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel mes Kosovës e Serbisë, marrëveshje kjo që bëri që të zhbllokohet pika kufitare Jarin e Bërnjak./arbresh.info/
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?