As fundi i muajit mars, ashtu siç u premtua, nuk solli Ligjin për Qeverinë përmes të cilit parashihet edhe zvogëlimi i numrit të ministrive. Opozita po vlerëson se qeveria e Ramush Haradinaj nuk do të arrijë ta qojë përpara një projektligj të tillë, shkruan arbresh.info.
Kryesuesi i Komisionit për hartimin e Projektligjit për qeverinë, Besnik Tahiri, konfirmon se ky ligj do të reduktojë numrin e ministrive, por nuk e ka bërë të ditur nëse ky reduktim do të fillojë me qeverinë aktuale.
Sa i përket kufizimit të numrave të kësaj qeverie, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi, ka thënë për Arbresh.info se zbatimi i këtij projektligji imponohet, sepse nuk është çështje që mund të fshihet.
Sipas tij, më shpejt mund të ndodhë rënia e qeverisë dhe formimi i një qeverie të re, se sa të zbatohet ky ligj.
“Te ne zakonisht ligjet nuk po respektohen siç duhet , por kjo është një çështje që nuk mund të fshihet dhe mendoj që zbatimi në njëfarë mënyre imponohet. Më shpejt mundet me ndodhë rënia e Qeverisë edhe formimi i një Qeverie të re, se sa reduktimi i ministrive. Ligji i obligon për këtë, por, sa munden me u kuptuar ata mes vete është çështje tjetër, e nëse nuk ka marrëveshje për këtë, duhet të shkojmë në zgjedhje”, deklaroi Kurteshi.
E sipas shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, kjo qeveri duhet të reduktohet menjëherë, pasi siç thotë ai këto janë akomodime të interesave politike që po i kushtojnë buxhetit të Kosovës.
“Qeveria e PAN-it është më e madhja në Evropë dhe më gjerë. Akomodimi i interesave politike dhe klanore po i kushton buxhetit të Kosovës. Çfarë mund të punojnë në një ministri 5 apo 6 zëvendësministra. Për të besuar në seriozitetin e kësaj iniciative, duhet të reduktohet menjëherë qeveria ekzistuese”, është shprehur Hoti për arbresh.info.
Ndërsa, Natyra Kuqi, zëdhënëse e PSD-së, thotë se kjo parti me kohë kishte kundërshtuar numrin e madh të zëvendësministrave.
Ajo ka përmendur edhe një herë se ishte Partia Socialdemokrate, që bëri kërkesën për këtë ligj dhe janë pro këtij ligji.
“Ne kemi kundërshtuar numrin e madh të zëvendësministrave duke kushtëzuar edhe votimin e buxhetit me reduktim të numrit të tyre. Pra, Ligji për Qeverinë është edhe kërkesë e PSD dhe sigurisht që e mirëpresim, se a do ta votojmë varet prej përmbajtjes”.
E nga shoqëria civile thonë se kjo nuk është hera e parë që qeveria merr iniciativë të tillë.
Visar Rushiti, nga Demokracia Plus thotë se kësaj here qeveria aktuale e ka marrë seriozisht hartimin e ligjit për Qeverinë.
Ai në një prononcim për arbresh.info tha se hartimi i këtij ligji sjell shumë benefite së pari në buxhet e shpenzime.
“Megjithëse iniciativa për të hartuar këtë ligj ka pasur edhe më herët, mendoj se Qeveria aktuale e ka
marrë seriozisht hartimin e Ligjit për qeverinë bazuar në atë që shihet nga publikimi i takimeve të
mbajtura në Qeveri. Ligji për qeverinë në mes tjerash pritet të ulë numrin e ministrive, të definojë numrin e zv.Kryeministrave dhe zv. Ministrave si pjesë e kabinetit qeveritar. Sa i përket benefiteve që arrihen me Ligjin për Qeverinë, së pari kursehet buxhet në shpenzime, arrihet një zvogëlim i administratës shtetërore, arrihet lehtësi në bashkëpunim dhe koordinim si rezultat i numrit më të vogël të ministrive”, vlerësoi Rushiti.
Ndryshe deri më tani përbërja e qeverive të Kosovës ka qenë me numër të madh të ministrive e zëvendësministrave që emëroheshin në to, duke qenë ndër më të mëdhatë në Evropë./E.Haxhiu/arbresh.info/
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...