Në Gjykatën rajonale të Wiener Neustadt, të hënën u zhvillua procesi gjyqësor ndaj një personi me shtetësi të dyfishtë austriako-kosovare.
Në fillim të procesit, gjykatësja u habit në pyetjen se çfarë nënshtetësie ka i akuzuari: “Austriake dhe kosovare”, ishte përgjigjur i pandehuri. Gjykatësja: “A është edhe kjo ligjore?” Por kjo pyetje e preokupoi gjykatën vetëm për pak kohë. Pasi, akuza kryesore ishte: Mashtrim i rëndë ekonomik, i pandehuri ka marrë në mënyrë të paligjshme për vite me radhë fonde sociale nga shteti, gjegjësisht nga Niederösterreich, shkruan “Heute”, përcjell Albinfo.ch.
Nga viti 2010 e deri në vitin 2017, 45-vjeçari për një kohë të gjatë ishte gjithmonë jashtë vendit (kryesisht në vendlindjen e tij), por nuk i kishte raportuar udhëtimet. Dhe: Gruaja e tij thuhet se ka pasur një traumë psikologjike nga lufta – kështu që çifti ka marrë ndihmë për përkujdesje (niveli 2 i përkujdesjes).
Kosovari gjithsej ka marr 59.297,71 euro në kuadër të sigurimit të ekzistencës minimale dhe ndihmës për përkujdesje në vlerë prej 2.160 euro, në mënyrë jashtëligjore. Me këto para, thuhet se kosovari në vendlindje është duke ndërtuar një shtëpi, numri i shtëpisë 2 (në një pronë të huaj) dhe aktualisht është në ndërtim e sipër, transmeton albinfo.ch.
Në gjykatë ishin ftuar dëshmitarë të shumtë (fqinjët, nipi dhe vëllai). Nipi i tij nuk tha një ndonjë fjalë të mirë për xhaxhain e tij: “Ky është një njeri me të cilin askush nuk do të donte të jetë mik”. Vëllai i të pandehurit: “Gruaja e tij nuk ka probleme mendore, nuk ka trauma lufte siç pretendon ai dhe ajo”, përcjell albinfo.ch.
Situatë e vështirë: 45-vjeçari në gjykatë përgjigjej vetëm nëpërmjet përkthyesit, megjithëse të gjitha korrespondencat lidhur me referencat (si dhe ankesat, kundërshtimet, etj.) ishin shkruan gjithmonë në gjermanishten më të pastër. Por, ai nuk i pranoi akuzat duke pretenduar se bëhet fjalë për djalin e tij.
Gjykatësja iu besoi dëshmitarëve dhe të akuzuarin e dënoi me 14 muaj burgim të kushtëzuar (vendimi është jo përfundimtar).
Sot mbahet mbledhja e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës
Çfarë do ndodhë më 23 dhjetor? Berisha zbulon skenarin e pro...
Kosova e mbyll vitin në vendin e 99-të në renditjen e FIFA-s
Dëbimet e emigrantëve në SHBA, arrijnë nivelin më të lartë t...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Kurti merr pjesë në përurimin e rrugës Nacionale N2 Prishtin...