Qytetarët e Kosovës shpenzojnë vetëm 44 euro në vit për sigurime jetësore, që përbën vlerën më të ulët në rajon. Ndërkohë që vetëm 1 për qind e kosovarëve kanë sigurime jetësore.
Kështu ka bërë të ditur, Sami Mazreku, Drejtor ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës. Mazreku në një intervistë dhënë Epokës së Re ka thënë se sipas raportit vjetor të BQK-së, industria e sigurimeve merr pjesë me vetëm 3 për qind në vlerën e aseteve të sektorit financiar. Sipas tij, sektori bankar dhe fondi pensional janë të mëdhenj, prandaj me automatizëm e bën industrinë e sigurimeve të ketë pjesëmarrje të vogël në strukturën e aseteve.
“Tregu i sigurimeve është shumë i vogël, primi i shkruar vjetor (pra të hyrat, jo profiti) janë 84 milionë euro dhe në kuptim të penetrimit (Primi i shkruar/GDP e vendit) dhe densitetit (Primi i shkruar për kokë banori) janë më të voglat në rajon (përjashto këtu Shqipërinë). Një ndër arsyet për shifra të tilla të ulëta është sistemi tatimor në Kosovë, i cili i ngarkon kontratat e sigurimit me 24.35 për qind taksa”, ka thënë Mazreku.
Ai silëson se një politikë e tillë tatimore nuk haset në asnjë vend të rajonit e mos të flasim për vendet e BE- së.
“Në asnjë vend kompanitë e sigurimit nuk tatohen me shkallë prej pesë përlindësh në të hyra, por tatohen në profit real. Kurse sa i përket TVSh-së, sigurimet janë të liruara nga TVSh-ja si në rajon ashtu edhe në BE. Këto taksa paraqesin mjaft ngarkesë për penetrimin e tregu, pasi është ngarkesë e konsiderueshme për blerësin. Tutje, numri mjaft i madh i kompanive të sigurimit, në një treg kaq të vogël ka ndikuar që çmimet e sigurimit të jenë shumë të ulëta, gjë që pengon akumulimin e aseteve. Gjithashtu, si pasojë e rregullatives ligjore për sistemin Bonus Malus të aprovuar nga BQK-ja, primi i sigurimit në klasën më të madhe të sigurimeve zvogëlohet për çdo vit. Veç të tjerash, kjo mendoj se ka të bëjë edhe me zhvillimin e përgjithshëm ekonomik në vend, me mirëqenien sociale, me fuqinë blerëse të qytetarëve”, ka deklaruar Sami Mazreku, Drejtor ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës.
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...
BE kërcënon Rusinë me sanksione
Gara me jahte në Australi, humbin jetën dy persona
Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora
Kë do të largonte Leo nga shtëpia po të kthente Lelën?, ja c...
Dua Lipa fejohet me Callum Turner