Numri i kandidatëve të pavarur të cilët janë certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve këtë vit është 11, numër ky më i vogël në krahasim me zgjedhjet për kryetarë komune të vitit 2017, ku ishin gjithsej 25 kandidatë të pavarur, shkruan arbresh.info.
Ndërkaq gjatë dorëzimit të aplikimit për certifikim në KQZ, partitë politike si dhe kandidatët e pavarur duhet të paguajnë në vlerë prej 200 eurosh.
Zëdhënësi për media në KQZ, Valmir Elezi për arbresh.info tha se në zgjedhjet e vitit 2017 numri i kandidatëve të pavarur ka qenë 25 ndërkaq për zgjedhjet lokale të 17 tetorit që do mbahen këtë vit, numri i kandidatëve të pavarur është 11.
“Në Zgjedhjet Lokale të vitit 2017, numri i kandidatëve të pavarur të cilët ishin certifikuar nga KQZ-ja ishte: 25 kandidatë të pavarur. Deri më tani (e premte, ora 13:00) në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kemi pranuar aplikimin për certifikim të 11 kandidatëve të pavarur, prej tyre 7 kandidatë për Kuvende Komunale dhe 5 të tjerë për Kryetar Komune. Nga këto të dhëna, vetëm njëri nga kandidatët ka aplikuar për certifikim si kandidat i pavarur në dy llojet e zgjedhjeve, për kryetar dhe për kuvend”, tha Elezi.
Sipas Elezit kandidatët të cilët dorëzojnë aplikimin në KQZ e po ashtu edhe partit politike duhet të bëjnë një pagës prej 200 eurosh.
“Çdo subjekt politik, në këtë rast edhe kandidatët e pavarur, gjatë dorëzimit të aplikimit të tyre duhet të bëjnë pagesën në vlerë prej 200 eurosh, nëse në zgjedhjet e fundit të të njëjtit nivel nuk ka marrë të paktën një ulëse”, tha Elezi.
Afati për aplikim të subjekteve politike dhe për dorëzimin e listave me emrat e kandidatëve përfundon të hënën, më 16 gusht, në orën 16:00.
Kujtojmë se zgjedhjet lokale për kryetar të komunave do të mbahen me 17 tetor të këtij viti./arbresh.info/
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dësh...
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?