Me organizim madhështor, Osmani pritet në SHBA nga mërgata shqiptare

10:02 | 28 Shtator 2024
K.B

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani mori pjesë në pritjen madhështore të mërgatës tonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Osmani ka ndarë disa fotografi nga pritja, ku ka falënderuar Shoqatën “Ulqini” dhe gjithë shoqatat të tjera pjesëmarrëse për këtë organizim.

“Një mbrëmje madhështore në mesin e mërgatës sonë dje, ashtu siç është edhe lidhja ndërmjet Kosovës dhe Amerikës!
Faleminderit Shoqatës ‘Ulqini’ dhe të gjitha shoqatave të tjera pjesëmarrëse për organizimin”, shkroi Osmani në Facebook./Arbresh.info/

Të ngjashme