Google ADS

Me një gotë verë, kështu e kishe uruar Vitin e ri 2020 ish’ presidenti Thaçi

17:34 | 31 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Është viti i parë që ish ‘presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk po e pret në Kosovë.

Thaçi aktualisht gjendet në Gjykatën Speciale si i akuzuar, shkruan Arbresh.info.

Por si i pari i vendit Thaçi kështu e kishe uruar vitin e ri 20250.

Postimi i Thaçit më 2020: 

Të dashur qytetarë, Në këtë natë të ndërrimit të moteve secilit prej nesh i duhet edhe më shumë solidaritet dhe konsideratë për njeri-tjetrin në rrafshin njerëzor, pa dallim etnie, religjioni dhe statusi social. Na duhet më shumë dashuri dhe mbi të gjitha lumturi familjare dhe respekt njerëzor. Na duhet t’i çmojmë të mirat që kemi. Të mos harrojmë të tashmen, duke shikuar në të ardhmen. Duke besuar në vlerat tona, në synimet dhe ëndrrat tona si individë dhe si shoqëri, uroj që viti 2020 të jetë i mbarë për ju, familjet tuaja dhe Republikën e Kosovës. Urime viti 2020! HTH.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme