‘Me nënshkrimin e demarkacionit, Serbia do ta çojë Kosovën në të gjitha organizatat ndërkombëtare’

08:54 | 16 Gusht 2018
Arbresh.info

“Demarkacioni” nënkupton lehtësinë e vizatimit të kufijve të Republikës së Serbisë dhe tjetërsimin e përhershëm të e një pjese të territorit kombëtar, dhe jo vetëm në Kosovë, por edhe në Preshevë.

Kështu ka thënë Vuk Jeremiq kryetar i Partisë Kombëtare të Serbisë.

Sipas tij, kjo në fakt do të thotë pavarësi e Kosovës, për herë të parë e njohur dhe e nënshkruar nga Serbia. Ai tha se kur një herë vendosni që me vullnetin tuaj të caktoni kufirine vendit tuaj , me pretendimin se dëshironi të “demarkoni” me një pakicë etnike, po krijoni një precedent të rrezikshëm.

“Nëse Serbia nënshkruan marrëveshjen e demarkacionit, Kosova automatikisht do të bëhet anëtare e të gjitha organizatave ndërkombëtare. Për arsye se një pjesë integrale e kësaj marrëveshjeje ka një paragraf të rëndësishëm, i cili thotë se Serbia dhe Kosova nuk do të bllokojnë njëra-tjetrën për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare. Nëse Serbia e vendos këtë nënshkrim, Kosova bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe e UNESCO-s. Dhe nuk ka kthim prapa”, tha ai, transmeton Klan Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme