“Me ndryshimin e ligjit për automjete qytetarët do të paguajnë shuma të larta”

11:57 | 18 Korrik 2018
Arbresh.info

Dardan Abazi nga institute INDEP në mbledhjen e Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal ku po mbahet dëgjim publik për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete ka thënë se ky Institut e kundërhston në parim nismën ligjore për ndyrhsimin e ligjit për automjete.

“Fillimisht duhet të bëhet një monitorim i procesit në teren e jo të vihet tek kjo iniciativë direct. Kësaj pakoje ligjore I mungojnë statistikat për të ditur pse nuk ka funksionuar pako ligjre e mëhershme”, ka thënë ai, raporton Arbresh.info.

Sipas tij qindrja mijëra vetura në Kosovë nuk e plotësojnë standardin euro 4 dhe ende nuk është inofmruar se sa do t’iu kushtoj kjo qytetarëve.

“Nuk ështe e qartë se kush do ta bëjë këtë ndryshim të katalizatorëve. Dhe në kalkulimet tona kemi ardhur në ëprfundims e qytetarëve do t’iu kushtoj mbi 11 milion euro që të qarkullojnë me veturat që i kanë duke I plotësuar kushtet që kërkohen me këtë projektligj”, ka thënë ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme