Me nderime të larta ushtarake, u varros sot nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rreshter Shtabor Shefki Pajaziti, në vendlindjen e tij në fshatin Smrekonicë të komunës së Vushtrrisë.
Për të bërë homazhe pranë arkivolit të të ndjerit në Kazermën “Minatori” në Mitrovicë, morën pjesë familjarë, miq, shokë, udhëheqës komunal dhe kolegë të FSK-së.
Në emër të komandantit të FSK-së dhe të gjithë ushtarakëve fjalën e mori Komandanti i Regjimentit të Tretë të Forcave Tokësore nënkolonel Avni Kiqina, me këtë rast shprehu ngushëllimet për familjen, miqët, shokët, bashkëluftëtarët dhe kolegët, njëherit vlerësoi lartë punën dhe kontributin e Shefkiut të dhënë për atdheun
“Udhëtimi jetësor i Shefkiut është një histori e veçantë e një njeriu i cili gjatë gjithë jetës së tij ishte i përkushtuar në sigurimin e ekzistencës dhe funksionimit të shtetit të Kosovës. Ky përkushtim më së miri pasqyrohet përmes veprimtarisë së tij duke u bërë pjesë e tri fazave më të rëndësishme të historisë më të re të Kosovës: UÇK,TMK,FSK”, thuhet në njoftimin e FSK-së, përcjell arbresh.info.
Në ceremoni për biografinë e Shefki Pajazitit foli përfaqësuesi i shoqatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ali Januzi, që ngriti lartë angazhimin e tij, në luftën për çlirim dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës.
“Shefki Pajaziti i`u bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës qysh në ditët e para të luftës, duke shërbyer në Zonën Operative të Shalës deri në përfundimin e luftës dhe pas transformimit të UÇK-së në TMK, Shefkiu vazhdon punën në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës në batalionin Gardist të Zonës së Katërt Mbrojtëse deri në transformimin në FSK, për të vazhduar në Forcën e Sigurisë së Kosovës në detyra të ndryshme të nënoficerit. Në periudhën e fundit të jetës së tij shërbeu në Regjimentin e Tretë të Komandës së Forcave Tokësore”, thuhet tutje në njoftim.
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...