Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Arsim Bajrami, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se edhe një qeveri gjithpërfshirëse do të ishte më e mirë sesa mbajtja e krijimit të institucioneve në gjendje të ngrirë.
Ai ka deklaruar se është përgjegjësi e deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të bëjnë hapa në këtë drejtim, në mënyrë që proceset e vendit të mos mbeten të bllokuara, njofton Klan Kosova.
Nga ana tjetër, sa i përket afateve kushtetuese për formimin e institucioneve, Bajrami ka theksuar se jemi brenda afateve dhe se vendi mund të shkojë në zgjedhje, potencialisht, vetëm nëse konstituohet kuvendi, ose dështon formimi i qeverisë.
“Brenda afatit konstitues është thirrur mbledhja e kuvendit dhe në këtë moment ndalen afatet, që mbyllen me konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Depuetët kanë mandat fuqiplotë nga momenti i verifikimit të mandateve, por për të qenë funksional kuvendi duhet që të zgjidhen organet e tij”.
“Nëse është qëllimi për ta cuar vendin në zgjedhje, vetëm parlamenti mund ta cojë vendin në zgjedhje, me një votim me 2/3 e deputetëve. Ose edhe presidenti i vendit, nëse nuk bëhet qeveria brenda afateve kushtetuese”.
“Më mirë që të kemi qeveri teknike, me mandat të limituar, me program të limituar, sesa të bllokohet shteti. Duhet të zhbllokohet situata në mënyrë që të tregohet se mund të gjejmë zgjidhje”.
“Të kemi një qeveri gjithpërfshirëse, e cila do të drejtohej nga Ramush Haradinaj, të cilit në këtë rrafsh vendi i ka edhe një borxh moral, sepse i qe ndërprerë pa e nisur mirë mandatin”.
“PAN-i duhet të demonstrojë qëndrueshmëri, vazhdimësi, seriozitet dhe mendoj që do të jetë i qëndrueshëm. Por mendoj që nuk do të ketë qeveri stabile. Këtu mendoj që është përgegjësi e deputetëve, që të bëhet një qeveri më e gjerë, në mënyrë që vendi të mos mbetet në bllokadë”.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...