Me maskë dhe nën kërcënimin e thikës, grabitet një lokal në Prishtinë

08:40 | 24 Janar 2024
R J

Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Prishtinë, ku një femër derisa ishte ne vendin e punës është kërcënuar me thikë nga një person i maskuar.

Sipas raportit, bëhet e ditur se janë grabitur rreth 1000€ para të arkës dhe cigare me vlerë 500€.

Rasti është duke u hetuar dhe është cilësuar si “Grabitje”.

“Rr. Ndue Përlleshi, Prishtinë 23.01.2024 – 21:53. Ankuesja femër kosovare ka informuar se për derisa ishte në vendin e punës, një person i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës i kishte grabitur rreth 1000€ para të arkës dhe cigare me vlerë rreth 500 €. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme