Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, gjatë ditës së djeshme ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘’Grabitja’’.
“Ekziston dyshimi i bazuar, se të dyshuarit L.H. dhe S.H., në Gjilan, më 3 korrik 2019, rreth orës 18:30 minuta, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, të armatosur dhe të maskuar, kanë depërtuar në shtëpinë e të dëmtuarit S.S., me ç’rast nën kanosje kanë grabitur të holla në shumë prej 65.000 (gjashtëdhjetepesë mijë) euro dhe një shumë të konsiderueshme ari” bën të ditur kjo prokurori.
Sipas prokurorisë më 11 korrik 2019, në njërën nga filialet e postës së Kosovës, në Gjilan, të dyshuarit të armatosur dhe të maskuar, kanë depërtuar brenda objektit, ku fillimisht kanë sulmuar fizikisht punëtorët e kësaj pike, tani të dëmtuarit F.V. dhe E.R., ndërsa më pas nga arka kanë arritur që të marrin 300 (treqind) euro.
Të dyshuarit, këto veprime i kanë ndërmarrë në bashkëveprim me të dyshuarin tjetër F.S., i cili është arrestuar më 24 korrik 2019.
Prokurori i rastit, ka kërkuar nga Gjykata kompetente në Gjilan, që të dyshuarve t’ia caktojë masën e paraburgimit, në afat prej 30 ditësh, me dyshimin se në bashkëveprim kanë kryer dy vepra penale të ‘’Grabitjes’’./Arbresh.info
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...
Kryeshefi i IPK-së po merr pjesë në Konferencën Profesionale...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...