Policia e Kosovës ka raportuar se ka ndodhur një grabitje në Jug të Mitrovicës mbrëmjen e djeshme.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, është bërë e ditur se të maskuar dhe nën kërcënimin e revoles, një personit i janë grabitur disa para të gatshme.
Pas kryerjes së veprës të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.
Rasti është iniciuar si rast nën hetime.
“Mitrovicë Jugu / 06.02.2024 – 21:56. Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se është ndaluar nga dy persona të dyshuar të maskuar dhe nën kërcënimin e revoles i janë grabitur para të gatshme. Të dyshuarit pas kryerjes së veprës janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Liderët botërorë mirëpresin armëpushimin në Liban
”A je ka do me m’rreh, a çka?”, Driloni pyet Anisën – kjo i ...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse ka ngrënë vetëm peshk dhe...
Reshje bore rekord në Seul/ Fluturime të anuluara dhe mijëra...
Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore
Përgjatë 24 orëve shqiptohen mbi 2 mijë gjoba trafiku