Me shumë aktivitete, Prishtina ka shënuar Ditën Ndërkombëtare për Personat e Pagjetur. Pasditen e sotme është mbajtur marshi i qytetarëve në nderim të 1 648 personave të pagjetur nga lufta e viteve 1998-1999.
Gjatë marshimit në sheshet e Prishtinës, shumë nëna e baballarë u panë me lot në sy për më të dashurit e tyre.
Fotografi i portalit Arbresh.info ka kapur momentin e kësaj nënë e cila me lot në sy marshonte rrugëve të Prishtinës.
Dhimbja është e madhe për ta andaj nuk i kursyen lotët as në këtë ditë ku në mbarë botën kujtohen personat e zhdukur.
Marshit në fjalë iu bashkuan edhe drejtues të institucioneve të Kosovës dhe po ashtu diplomatë ndërkombëtarë të vendin tonë./Arbresh.info/
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...