Google ADS

Me lot në sy nënat marshuan në sheshet e Prishtinës për më të dashurit e tyre

18:17 | 30 Gusht 2018
M. A.

Me shumë aktivitete, Prishtina ka shënuar Ditën Ndërkombëtare për Personat e Pagjetur. Pasditen e sotme është mbajtur marshi i qytetarëve në nderim të 1 648 personave  të pagjetur nga lufta e viteve 1998-1999.

Gjatë marshimit në sheshet e Prishtinës, shumë nëna e baballarë u panë me lot në sy për më të dashurit e tyre.

Fotografi i portalit Arbresh.info ka kapur momentin e kësaj nënë e cila me lot në sy marshonte rrugëve të Prishtinës.

Dhimbja është e madhe për ta andaj nuk i kursyen lotët as në këtë ditë ku në mbarë botën kujtohen personat e zhdukur.

Marshit në fjalë iu bashkuan edhe drejtues të institucioneve të Kosovës dhe po ashtu diplomatë ndërkombëtarë të vendin tonë./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme