Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, duke thënë se më logjike do të ishte që SHBA-ja dhe Britania e Madhe të tërheqin njohjet, se sa Rusia të pranojë Kosovën e pavarur.
Presidenti Thaçi ka thënë se njohja e Kosovës nga pala ruse do të ndikonte që Serbia të heqë dorë nga mitologjia e rreme.Por, Daçiq në konferencën e sotme për media me shefin e diplomacisë ruse, Sergej Lavrov në Beograd, tha se retorika “shqiptaromadhe” është kërcënimi më i madh në rajon.
“Më logjike do të ishte që SHBA-ja dhe Britania e Madhe të tërheqin njohjen e Kosovës dhe kjo do të ndikonte në uljen e retorikës “shqiptaromadhe”, e cila paraqet kërcënimin më të madh në rajon”, tha Daçiq.
Ndërsa, Sergej Lavrov tha se Rusia ka bërë të ditur qëndrimin e saj sa i përket Kosovës dhe se deklarata e presidentit Thaçi nuk mund ta ndryshojë këtë. “Ai, ashtu sikurse edhe shumica e politikanëve në Prishtinë, duhet të merren me punët e veta dhe sidomos me faktin se janë të akuzuar ‘për kryerje’ të krimeve të luftës”, tha Lavrov dhe përsëriti se Rusia i përmbahet Rezolutës 1244 të OKB-së për dallim nga disa vende evropiane.
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan