Nasuf Bejta pritet të zëvendësojnë deputetin Fitim Uka në Kuvendin e Kosovës, pasi ky i fundit paralajmëroi lirimin e postit për shkak se dëshiron të kthehet në profesionin si ligjërues në Universitetin e Prishtinës.
Në zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura më 14 shkurt 2021, Bejta kishte garuar me Listën Guxo.
Bazuar në rezultatet e bëra publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Nasuf Bejta, rezulton të ketë mbledhur 5.763 vota.
Përveç garës për deputet, Bejta kishte hyrë edhe në një garë tjetër vitin e kaluar. Ai ishte kundërkandidat i Vjosa Osmanit në garën për president të Republikës së Kosovës.
Por, në këtë garë, Bejta nuk kishte arritur të marrë asnjë votë nga 82 deputetët që votuan në raundin e tretë, më 4 prill./EO/
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...