Me këtë datë i konfirmohet aktakuza Nasim Haradinajt

18:34 | 4 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Nënkryetari i OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj ndodhet në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

E sipas avokatit të tij Bas Martens me datën 11 të këtij muaji atij pritet t’i konfirmohet aktakuza, shkruan portali arbresh.info

Lajmin e konfirmon Faton Klinaku i cili thotë se seanca gjyqësore e Haradinajt do të mbahet me 15 dhjetor.

Në bazë të avokatit të Nasim Haradinajt, Bas Martens, me datën 11 dhjetor 2020 konfirmohet aktakuza, ndërsa me datën 15 dhjetor 2020 do të mbahet seanca gjyqësore.

Posted by Faton Klinaku on Friday, 4 December 2020

Kujtojmë se nënkryetari Haradinaj akuzohet për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, të parapara në Kodin Penal të Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme