Qeveria e Kosovës tani bën një vit e gjysmë që është në pushtet, performanca e tyre gjatë kësaj kohe konsiderohet e dobët sipas njohësve të rrethanave politike në vend.
Ata vlerësojnë se performanca e kabinetit qeveritar ka treguar se shumë prej ministrave do të duhej të ndërroheshin, derisa kanë kritika edhe për kreun e ekzekutivit.
Sipas gazetarit, Ridvan Berisha, tregues mjaftë i rëndësishëm është realizimi i vetëm nëntë për qind të buxhetit.
“Kurti nuk ka bërë për këto dy vite asnjë ri formatim të kësaj qeverie, krejt së fundmi nën presionin e madh socio ekonomik dhe presionin e kërkesave të rritjeve të pagave”, u shpreh Berisha.
Por sipas tij Kurti nuk mban përgjegjësi, ai dëshiron që përgjegjësinë e tij ta shpërndajë te ministrat e tij duke i fajësuar ata.
Berisha flet për rastin e djeshëm ku u formua Komisioni Ekzekutiv për Shëndetësinë, ku kryeministri Kurti tha se do të merrej personalisht me të, e kjo nga kritikët është parë si dyfishim i postit ministror, dhe marrje e përgjegjësisë nga ministri Latifi.
Berisha mendon se ministri Latifi do të jap dorëheqje dhe nuk do të jetë më ministër i kësaj qeverie.
Sa i përket asaj se cili ministër punoi më shumë e kush më pak, ai thotë se buxheti i realizuar deri më tash, është matësi më i mirë i kësaj performance të dobët.
Mendoj që Kurti vet nuk mundet por besoj qe ka njerëz të tjerë që munden ta nxjerrin ata nga ky moçal qeverisës që e ka kapluar vendin përfundoi Berisha.
E analisti Fatmir Sheholli thotë se Goran Rakiq është ministri i cili ka sjellur më shumë probleme me deklaratat e tij publike.
“Ministri i cili politikisht por edhe në forma të tjera ka sjellur më shumë probleme është ministri Goran Rakiq, duke pasur parasysh deklaratat e tij publike, mos njohjen e kryeministrit Kurti e shumë gjëra të tjera”, thotë Sheholli për arbresh.info.
Ndërsa për ministrat e tjerë, ai mendon se është mirë që të presim deri sa të bëhen dy vite dhe atëherë mund të bëhet një analizë për mangësitë dhe përparësitë e ministrave.
“Ministrat e tjerë konsideroj që do të ishte mirë që të bëhen dy vite dhe atëherë të bëhet një analizë e thellë e të gjithë ministrave me mangësitë dhe përparësitë e tyre”, u shpreh Sheholli për arbresh.info.
Gjatë mbledhjes 96-të, të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Kurti lavdëroi ministrat e kabinetit të tij për punën e bërë deri më tani.
“Secili prej ministrave t’i sjellë katër-pesë të arriturat kryesore për një vjet e gjysmë qeverisje – meqë nesër bëhen aq. Do të m’i sjellin këto të arritura, por edhe t’i përmendin që janë të këqijat që i kemi ndalë. Por, duhet të ketë edhe të mira që s’duhet të jenë fare në raport me të keqen”, ishte shprehur Kurti. /arbresh.info/ Kujtesë Berisha/
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...