Mërgimtarët po presin deri në tre orë për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdarë.
Ndërkaq kolonat në këtë pikë kufitare janë deri në 1.9 kilometra, raporton Arbresh.info.
Ata u shprehën se pritjet e gjata ishin të lodhdhme mirëpo kanë kaluar mirë në pushimet e tyre në vendlindje.
Një mërgimtare e cila është nisur drejt Norvegjisë ankuar për pritjet e gjata për shkak edhe temperaturave të larta, megjithatë shprehet se ka kaluar mirë gjatë pushimit të saj në vendlindje.
Gjatë pushimit të saj, ajo thotë se ka marrë pjesë edhe në ahengje familjare.
Një tjetër mërgimtar tjetër, tha që pritja e tij në këtë pikë është 4 orë.
“Shumë mirë kemi kalu në vendlindje, vijmë dy herë në vit”, u shpreh ai.
Një tjetër mërgimtar tha se pritja në këtë pikë kufitare ishte e lodhshme.
“Valla më ka marrë gjumi dy-tri herë”, tha ai./Arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...