Me ftesë të Presidentes Osmani, Presidenti i Letonisë në vizitë zyrtare në Kosovë

17:30 | 21 Prill 2022
L G

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, nesër (e premte), pret për vizitë zyrtare Presidentin e Republikës së Letonisë, Egils Levits.

Takimi do të mbahet në orën 10:00, me ceremonitë më të larta shtetërore,shkruan arbresh.info.

Ky takim sipas njoftimit do të mbahet në Sheshi “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.

Mediat duhet të jenë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës më së voni deri në orën 09:00.

Pas ceremonisë së pritjes, Osmani  zhvillon takim me Presidentin e Republikës së Letonisë, Egils Levits si dhe në fund të takimit Presidentja Osmani dhe Presidenti Levits mbajnë konferencë për media./arbresh.info/

Të ngjashme