Google ADS

Me ftesë të presidentes, Bajram Begaj të hënën vjen në Kosovë

16:14 | 13 Gusht 2022
K.B

Me ftesë të Presidentes Osmani, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj do qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë, me rastin e fillimit të mandatit të tij

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, të hënën (15 gusht 2022), pret për vizitë zyrtare, me rastin e fillimit të mandatit të tij, presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Në orën 10:00, Presidentja Osmani do ta presë presidentin Begaj me ceremonitë më të larta shtetërore.

Vendi: Sheshi “Ibrahim Rugova”, Prishtinë;

Shënim: Mediat duhet të jenë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës më së voni në orën 09:15.

Pas ceremonisë së pritjes, Presidentja Osmani Sadriu zhvillon takim me presidentin e Begaj, si dhe në fund të takimit do të kenë deklaratë të përbashkët për media. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme