Që nga paslufta, Kosova nuk ka sistem funksional për mbrojtjen kundër breshëritë.
I filluar në vitin 1968, sistemi i mbrojtjes kundër breshërit në Kosovë kishte funksionuar me dy radarë një në fshatin Koliq dhe tjetri në Klinë.
Këta radarë ishin funksionalë deri në kohë të luftës, por që gjatë luftës u dogjën dhe u bombarduan dhe nga ajo kohë nuk ka ende sistem funksional.
Profesor Sylë Tahirsylaj, në një intervistë për portalin abresh.info thotë se sistemi kishte filluar që nga viti 1968 i menaxhuar nga Beogradi e që siguronte që mundi i bujqve të mos shkojë huq.
“Sistemi i mbrojtjes kundër breshëritë në Kosovë ka filluar në vitin 1968 për herët të parë në kombinatin “Ereniku” në Gjakovë te Ura e Shenjtë është vendos një radar meteorologjik. Dy vite me vonë kanë ardh dy radar të rinj të vendosur njëri në fshatin Koliq dhe tjetri në Klinë”, thotë Tahirsylaj.
Ky sistem ka funksionuar deri në luftë. Por këta dy radarë janë dëmtuar nga bombardimet dhe janë djegur, thotë Tahirsylaj.
Tahirsylaj tregon se si ka zhvilluar disa projekte ku përmes tyre mundësohet rikthimi në funksion i sistemit të mbrojtjen nga breshëritë, por sipas tij duhet 3 milionë e gjysmë deri në 4 milionë euro të mbulohet e gjithë veprimtaria me armatim dhe punëtorë.
“Janë marifetllaqet e bizneseve që nuk funksionon ky sistem, sepse nuk kanë investuar në këtë sistem. Kam pas biseda me ministra paraprak, por nuk kam biseduar më gjatë me ta sepse nuk kishin kryer as fakultet për të pas njohuri adekuate për këtë fushë”, deklaron Tahirsylaj.
Sipas tij nëse vijnë njerëzit e fushës dhe ekspertë, ky sistem mund të ngritët, por nëse vijnë filozofë kjo nuk do të ngritët kurrë./M.Avdimetaj/arbresh.info/
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni