Qeveria e re Haradinaj ia ka shtuar edhe një ministri të re Kosovës, atë të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë të cilin e udhëheqë Besim Beqaj. Por, me çka do të merret kjo ministri për katër vite.
Programi i Qeverisë i Republikës së Kosovës 2017-2021 i hartuar nga Qeveria Haradinaj ka treguar edhe për objektivat e kësaj ministri se me çka do të merret
Sipas këtij programi, synimi i Qeverisë është stimulimi i aktiviteteve inovative në Kosovës të cilat do të jenë të lidhura ngushtë më ndërmarrësinë dhe me fushat e tjera të ekonomisë. “Zhvillimi i ndërmarrësisë dhe iniciativës private përmes inovacioneve dhe me fokus në zhvillimin e NVM-ve prodhuese dhe shërbyese, është parakusht për rritje të punësimit, rritje të konkurrueshmërisë dhe rrjedhimisht rritje të sektorit privat. (veçanërisht të të rinjve dhe grave)”, thuhet në programin Qeverisës të kësajë ministrie, shkruan lajmi.net.
Politikat ekonomike do të orientojnë dhe përkrahin ndërmarrjet të kombinojnë njohuritë, kapacitetet, aftësitë dhe resurset (njohuri për prodhimin, aftësi dhe hapësira, njohuri në lidhje me tregun, sistem efikas të distribuimit, resurse të mjaftueshme financiare, etj.) për të zhvilluar konceptin e inovacionit brenda ndërmarrjes.
Lista e objektivave të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë për Programin e Qeverisë 2017-2021:
Promovimi i inovacionit sipas sektorëve të ekonomisë në shërbim të rritjes ekonomike dhe zhvillimit;
Krijimin i mekanizmave institucional koordinues në mes të shkencës, sektorit privat dhe politikë-bërjes;
Zhvillimi i ndërmarrësisë përmes programeve të trajnimit/ konsulencës;
Konsolidimi i fondit për TIK dhe krijimi i fondeve për përkrahje të sektorëve zhvillimor (me fokus tek gratë dhe të rinjtë);
Mbështetja e zhvillimit të NVM-ve për ballafaqim me presion konkurrues në rajon, BE dhe tregjet e tjera.
Qeveria përmes skemave financiare dhe jo financiare si dhe përmes trajnimeve synon të përkrahë : (1) produktet e reja; (2) metodat e reja të prodhimit; (3) metodat e reja të furnizimit; (4) shtrirjen në tregjet e reja; si dhe (5) metodat e reja të organizimit të biznesit.
Përshkrimi i objektivave të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë lidhur me pesë shtyllat e lartcekura është i elaburuar në disa faqe të raportit.
Gjendet pa shenja jetë një grua në Shtërpcë
Vrasja e Gjyljeta Ukellës, Edmond Lajçi dënohet me burgim të...
Vendoset gurthemeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjar...
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë