Më 9 korrik mbahet ankandi i nëntë i letrave me vlerë për vitin 2024

09:25 | 2 Korrik 2024
K.B

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 9 korrik do të mbahet ankandi i nëntë për vitin 2024.

Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, njofton kjo ministri./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme