Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot vendosi që seanca e radhës e rregullt e legjislativit të mbahet të mërkurën, më 7 korrik, në orën 10:00.
Pikë e rendit të ditës do të jetë propozim-rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë, debati parlamentar mbi veprimet e Qeverisë për zbatimin e marrëveshjes së Uashingtonit, sipas propozimit të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Pas debatit parlamentar, seanca do t’i vijojë punimet me shqyrtimin e raportit vjetor të performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2020; shqyrtimin e raportit vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2020, dhe shqyrtimin e raportit të punës së Akademisë së Drejtësisë për vitin 2020.
Në rend dite, Kryesia vendosi edhe shqyrtimin e rekomandimit të Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
Po ashtu, Kryesia vendosi në rend dite edhe zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit për Trashëgimi Kulturore, si dhe zgjedhjen e një anëtari të Autoritetit Rregullativ të Ujit.
Kryesia në mbledhjen e sotme vendosi të formojë një grup punues për përgatitjet në lidhje me shënimin e 20 vjetorit të themelimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Ndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka kërkuar që në seancën e re të jenë të pranishëm edhe kryeministri Albin Kurti dhe ish-kryeministri Avdullah Hoti i cili kishte nënshkruar marrëveshjen e Uashingtonit me ish-presidentin amerikan, Donald Trump, më 4 shtator 2020./arbresh.info/
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...