Këshilli Gjyqësor i Kosovës në mbledhjen e tij të radhës vendosi që me 5 korrik të votoj kandidatët për kryetar të Gjykatës Supreme.
Sipas kryesuesit të KGjK-së, Nehat Idrizi tha se ky Këshill ka pranuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, në të cilin është kërkuar që çështja e zgjedhjes së kryetarit të Gjykatës Supreme të rikthehet në votim.
Sipas tij, vendimi i kushtetueses është i qartë dhe KGjK do ndërmarrë veprimet për zbatimin e këtij vendimi.
Kryesuesi propozoi që deri me 28 qershor të jetë afati kur anëtarët e KGjK-së dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë të japin komentet e tyre rreth kësaj çështje dhe me 5 korrik të votohet dhe të zgjidhet kreu i Supremes.
‘Ne do lejojmë edhe një afat shtesë deri me 28.06.2017 që të jepen komente për këtë rast. Ne vlerësojmë që ky afat është i arsyeshëm dhe presim komentet sugjerimet dhe për këtë rast. Propozoj që KGJK të caktoj datën 5 korrik për votim të kandidatëve për kryetar të Gjykatës Supreme”, u shpreh Idrizi./Arbresh.info.
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...