Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 04 shkurt 2022 do të mbahet ankandi i parë për vitin 2022.
Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 25 milion euro.
Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen 3 vite dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.
Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës, thuhet në njoftim/arbresh.info/
Publikohet traileri i parë i ‘Superman’
Rusia sulmon ambasadat në Kiev, mes tyre edhe ajo shqiptare,...
Pjesëtarët e FSK-së trajnohen për përdorimin e mortajave në ...
Prokuroria Speciale ia përsërit ftesën kryeministrit Kurti p...
Mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve, Kosovë – Shqipëri mbyl...
Nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për ...