Më 4 gusht aktgjykimi për vrasjen e Marigona Osmanit

11:55 | 1 Gusht 2023
K.B

Gjykata Themelore në Ferizaj ka njoftuar se të premten e 4 gushtit do të shpallet aktgjykimi për vrasjen e Marigona Osmanit.

Në njoftimin e kësaj Gjykate thuhet se seanca nis që nga ora 11:00, dhe është e hapur për publikun.

“Ju njoftojmë se të premten më 4 gusht 2023, duke filluar nga ora 11:00, vazhdon seanca gjyqësore me shpalljen e aktgjykimit në çështjen penale, kundër të pandehurit D.K., i akuzuar për shkak të veprave penale dhunimi nga neni 227 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe veprës penale në bashkëkryejre vrasja e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3, 1.4 dhe 1.7 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, si dhe të pandehurit A.S., i akuzuar për shkak të veprave penale në bashkëkryejre vrasja e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3, 1.4 dhe 1.7 lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe veprën penale ndihma në kryerjen e veprës penale të dhunimit nga neni 227 paragrafi 4 nën paragrafi 4.1 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 28 të KPRK-së”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

lexo edhe:

Vrasja e Marigona Osmanit, sot jepen fjalët përfundimtare të palëve

Të ngjashme