Google ADS

Më 26 nëntor mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë

23:34 | 19 Nëntor 2021
L G

Më 26 nëntor do të mbahet mbledhja e ardhshme mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë.

Gjatë takimit të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla  me ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë, Bledar Çuçi dhe ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

“Në këtë takim të sotëm, që u mbajt një javë para mbledhjes së shtatë të përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, e cila do të mbahet me 26 nëntor, u bisedua edhe për marrëveshjet e deritanishme në mes dy vendeve tona dhe ato potenciale të reja në fushën e sigurisë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Ndryshe, kjo do jetë mbledhja e shtatë mes dy qeverive. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme