Më 26 korrik dhe për gjatë dy ditëve të tjera, 27 dhe 28 korrik, do të bëhet regjistrimi i deputetëve të zgjedhur në legjislaturën e Gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, shkruan arbresh.info.
Kështu ka bërë të ditur ish-kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
Ai nuk ka treguar nëse koalicioni që ai udhëheqë do ta rikandidojë për kryetar të Kuvendit, edhe në këtë legjislaturë.
“Me datën 3 gusht kemi seancën konstituvie të njejtën kohë do të merren hapat për kandidaturën, dhe në bazë të kushtetuës do të jetë nga PAN-i, do të kuptohet me kohë,” është shprehur Veseli.
Sipas përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe atyre të koalicionit LDK-AKR-Alternativa, koalicioni i ashtuquajtur PAN, nuk i ka numrat për të votuar si kandidat Veselin në krye të legjislativit.
Mbledhja e kryesisë vjen pasi presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thirrur Mbledhjen e Parë të Legjislaturës së Gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës më 3 gusht 2017, në orën 10:00.
Koalicioni fitues i zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, i ashtuquajturi PAN, që për kandidat për kryeministër ka liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk i ka numrat e mjaftueshëm që të marrë mandatin për të udhëhequr me ekzekutivin, shkruan arbresh.info.
Skeptik për të mbështetur PAN-in janë edhe disa deputet të zgjedhur nga radhët e komunitetit jo shumicë.
Në seancën e të enjtes, të javës së ardhshme, do të ndodhë betimi i deputetëve, dhe më pas do të tentohet të zgjidhet kryetari i Kuvendit të Kosovës, dhe më pas edhe kryesia, që përbëhet prej nënkryetarëve.
Sipas ish-shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, PAN-i nuk i ka votat as për zgjedhjen e kryetarit, nëse kandidat është Kadri Veseli.
Në PAN, nuk është përfolur për ndonjë deputet tjetër që mund të jetë në garë me Veselin për t’u zgjedhur në krye të legjislativit.
Pas konstituimit të legjislaturës së re, është paralajmëruar mundësia e një koalicioni ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe koalicionit LDK-AKR-Alternativa.
Ata besojnë se pas dështimit të Haradinajt për t’u zgjedhur kryeministër, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të mandatojë partinë e dytë fituese të zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosje, përkatësisht Albin Kurtin për të formuar Qeverinë e Kosovës, shkruan arbresh.info.
Presidenti Thaçi ka deklaruar se nuk do t’i japë mandarin njerëzve që kanë përdorur dhunë.
Kjo deklaratë ka nxitur reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje, duke paralajmëruar dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese.
Një ditë më parë, presidenti Thaçi në takimin me subjektet politike ku kanë marrë pjesë vetëm përfaqësues të PAN-it, por jo edhe të LVV, LAA dhe ata të Listës Serbe, ka përgëzuar edhe njëherë për zgjedhjet e lira e demokratike dhe mbajtjen e procesit zgjedhor të rregullt me 11 qershor.
Ai me këtë rast ka ftuar që Qeveria e re të jetë një Qeveri e stabilitetit dhe e integrimit euro atlantik, e cila do u mundësojë qytetarëve integrimin në BE dhe anëtarësimin në NATO./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...