Kuvendi i Kosovës organizon, të enjten dhe të premten, aktivitetin tashmë tradicional, “Bashkatdhetarët në Kuvend”.
Gjatë këtyre dy ditëve, Kuvendi do të jetë i hapur dhe mirëpret të gjithë mërgimtarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë ndërtesën e institucionit më të lartë legjislativ.
Në bazë të kësaj komunikate Kuvendi i pret mërgimtarët nga ora 8:00-16:00.
”Të enjten dhe të premten, përkatësisht më 25 dhe 26 korrik 2024, Kuvendi i Republikës së Kosovës organizon aktivitetin tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”. Për shkak të punimeve në sallën plenare, pritja dhe bashkëbisedimi me bashkatdhetarët do të bëhen në ambiente të tjera të Kuvendit, nga ora 8:00 – 16:00”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje