Google ADS

Më 24 mars 1999 ndryshuan librat e historisë evropiane

13:28 | 24 Mars 2017
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se me intervenimin e NATO-s në Kosovë, është mbyllur kapitulli i fundit i terrorit shekullor të shtetit serb në Kosovë.

Thaçi, përmes një postimi në Facebook, duke kujtuar 18 vjetorin e këtyre sulmeve ka thënë se në këtë datë ndryshuan edhe librat e historisë evropiane, shkruan arbresh.info.

Lexon i të plotë postimin e tij:

Më 24 mars 1999 filloi bombardimi i caqeve policore dhe ushtarake serbe nga Aleanca ushtarake më e fuqishme e globit – NATO.

Me këtë intervenim po mbyllej kapitulli i fundit i terrorit shekullor të shtetit serb në Kosovë dhe po hapej rruga e çlirimit të Kosovës.

Në këtë datë ndryshuan edhe librat e historisë evropiane. Për herë të parë, bota u bashkua për ta ndalur gjenocidin.

Sot kujtojmë të gjithë ushtarët e NATO-s që humbën jetën gjatë bombardimeve dhe shërbimit në Kosovë, por edhe nderojmë aleatët tanë që e përmbushën premtimin për lirinë tonë.

Sot, 18 vjet më vonë, ne synojmë që në bashkërendim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe miqtë e tjerë perëndimorë të bëhemi anëtarë të NATO-s, që nesër edhe ne të kontribuojmë anekënd botës për ruajtjen e paqes. HTH./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme