Google ADS

Me 23 tetor nis zbatimi i ndryshimit të rrjedhjes së autobusëve të Trafikut Urban

11:56 | 16 Tetor 2023
E.H

Trafiku Urbanë ditë më parë ka ndryshuar shtrirjen e rrjedhjes së autobusëve në linjat: 1, 1A, 3, 3B, 3C, 4 dhe 7C.

Sot, Trafiku urban njofton se me datën 23 tetor 2023 fillon zbatimi i këtij vendimit të Komunës së Prishtinës, shkruan Arbresh.info.

Gjithashtu në njoftim thuhet se është funksionalizuar edhe linja nr.19 Prishtinë – Kishnicë.

Kliko KËTU për të parë ndryshimin e linjës

Njoftimi i plotë:

Njoftim për ndryshime në rrjetin e linjave të “Trafikut Urban”

Të nderuar qytetarë,

Ju njoftojmë se nga data 23 tetor 2023, “Trafiku Urban” fillon zbatimim e vendimit të Komunës së Prishtinës për ndryshime në shtrirjen e rrjedhës së autobusëve në linjat: 1, 1A, 3, 3B, 3C, 4 dhe 7C.

Gjithashtu është funksionalizuar linja Nr: 19 Prishtinë – Kishnicë sipas orarit të mëposhtm:

Prishtinë: 06:30, 11:30, 16:30 dhe 19:30.
Kishnicë: 07:00, 12:00, 17:00 dhe 20:00.

Stacioni fillestar i kësaj linje do të jetë te rrethi i Flamurit, ndërsa ai përfundimtar tek rruga “Ibrahim Rugova” në Kishnicë.

Këto ndryshime janë bërë me qëllim të përmirësimit të shërbimit dhe efikasitetit të transportit publik në kryeqytet./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme