Konkursi për rekrutimin e kadetëve të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës do të shpallet me 22 maj 2017.
Këtë e ka bërë të ditur për portalin Arbresh.info zëdhënësi i FSK-së Ibrahim Shala, ndërsa numri i kadetëve që do të pranohen këtë vit, do të publikohet në konkurs.
Të drejtë për të aplikuar kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, të cilët kanë mbushur moshën 18 vjet pa dallim etnie apo religjioni.
Ata mund të hyjnë në Forcën e Sigurisë së Kosovës pasi të kenë plotësuar kriteret e përzgjedhjes. Përzgjedhja do të bazohet në gjendjen shëndetësore dhe fizike, merita dhe në nevojat e prioritetet e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe në përfundimin me sukses të procedurës së miratuar të kontrollit të sigurisë. Ky punësim do të konfirmohet pas përfundimit të stërvitjeve./Arbresh.info/
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...