Google ADS

Më 2 shkurt do të mbahet ankandi i parë i letrave me vlerë për vitin 2024

10:28 | 26 Janar 2024
L G

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 02 shkurt 2024 do të mbahet ankandi i parë për vitin 2024.

Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftim.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës./Arbresh.info/

Të ngjashme