Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka vendosur që më 19 maj të këtij viti t’i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në katër komunat veriore me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, shkruan gazeta “Zëri”.
“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në mbështetje të kompetencave kushtetuese dhe ligjore, duke marrë parasysh shkresën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe pas një procesi të konsultimeve përkatëse me partitë politike dhe me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka nxjerrë vendimin për caktimin dhe për shpalljen e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan”, bëhet e ditur në një komunikatë për medie nga zyra e presidentit.
Pas vendimit të presidentit për shpallje të zgjedhjeve në komunat veriore, kryeministri Ramush Haradinaj, ka ftuar qytetarët e kësaj pjese të vendit të dalin në zgjedhje dhe t’i votojnë kandidatët e preferuar të tyre, duke bërë thirrje për zgjedhje të lira dhe demokratike.
Ndonëse organizimi i këtyre zgjedhjeve pritet të ndodhë brenda një periudhe të shkurtër kohore, brenda më pak se 45 ditëve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po kërkon buxhet shtesë nga Qeveria. “Shpresoj që brenda pak ditëve do t’i ndërmarrim hapat për fillimin e organizimit të zgjedhjeve dhe do t’i drejtohemi së pari Qeverisë për një buxhet shtesë për këto zgjedhje, pastaj do të vazhdojmë sipas radhës me hapat tjerë të cilët janë paraparë për organizim të zgjedhjeve të jashtëzakonshme”, ka thënë për “Zërin” kryetarja e KQZ-së Valdete Daka.(
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...