Google ADS

Më 18 prill votohet përfundimisht për liberalizimin e vizave

18:08 | 20 Mars 2023
Emir Abduramani

Parlamenti Evropian pritet të votojë për liberalizimin e vizave për Kosovën më 18 prill, sipas draft agjendës së miratuar nga Konferenca e Presidentëve.

Votimi do të ndodhë sipas procedurës së votimit urgjent propozuar nga deputeti Thijs Reuten.

Ndryshe Këshilli i Ministrave i BE-së ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën më 9 mars duke e konfirmuar se qytetarëve të Kosovës do t’u hiqen vizat nga 1 janari i vitit 2024.

Të gjithë qytetarët në Kosovë do të udhëtojnë në BE pa viza për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh në çdo periudhë 180-ditore.

Pasi edhe Parlamenti Evropian t’i japë dritën jeshile procesit, vendimi nënshkruhet nga përfaqësuesit e tri institucioneve të BE-së, Komisioni, Këshilli dhe Parlamenti.

Më pas vendimi duhet të publikohet në gazetën zyrtare pastaj hyn në fuqi 20 ditë pas publikimit që i bie fillimi I vitit të ardhshëm./arbresh.info

Të ngjashme