Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është hapur afati i aplikimit për certifikim të partive politike, kandidatëve, koalicioneve dhe iniciativave qytetare për zgjedhjet në katër komunat e veriut.
Afati ka filluar më 9 prill dhe përfundon më 18 prill.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton të gjitha Subjektet Politike (Partitë Politike, Kandidatët e Pavarur, Koalicionet dhe Iniciativat Qytetare) të cilat duan të marrin pjesë në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunave: Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan se afati i aplikimit për certifikim ka filluar më 9 prill dhe përfundon më 18 prill.
Kërkesat për certifikim duhet të dorëzohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, përkatësisht në Zyrën për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, gjatë orarit të punës nga ora 08:00 deri 18:00, ndërsa në ditën e fundit të afatit aplikimet mund të dorëzohen deri në orën 24:00”, thuhet në njoftim.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...