Autoriteti më i lartë Ushtarak i NATO-s, Komuniteti Ushtarak, do të mblidhet në Bruksel më 18 dhe 19 janar të këtij viti.
Përmes një komunikate për media të lëshuar nga NATO bëhet e ditur se në këtë komunitet do të diskutohet edhe për situatën e sigurisë në Kosovë.
Në komunikatë thuhet se në pjesën e parë, shefat e mbrojtjes së NATO-s do të takohen me partnerët operacionalë të KFOR-it dhe do të bisedojnë për situatën në Kosovë, misionin e KFOR-it dhe mjedisin e sigurisë.
“Në seancën e parë të ditës së dytë, shefat e mbrojtjes do të takohen me partnerët e tyre operacionalë të Forcave të Kosovës (KFOR) – Armeninë, Austrinë, Finlandën, Irlandën, Moldavinë, Suedinë, Zvicrën dhe Ukrainën. Diskutimet do të përqendrohen në situatën në terren, mjedisin e sigurisë dhe misionin e KFOR-it”, thuhet në komunikatë.
Ndër të tjera, do të diskutohet edhe për misionin në Irak dhe për ngritjen e kapaciteteve të NATO-s më partnerët operacionalë si Suedia, Finlanda dhe Australia.
“Komiteti Ushtarak do të diskutojë më pas misionin jo luftarak dhe të ngritjes së kapaciteteve të NATO-s në Irak me partnerët e tyre operacionalë Suedinë, Finlandën dhe Australinë. Shefat e Mbrojtjes do të diskutojnë përpjekjet e vazhdueshme të Misionit për të ndihmuar Irakun në promovimin e stabilitetit më të madh, ndërtimin e institucioneve të tij të sigurisë dhe mbrojtjes dhe çrrënjosjen e terrorizmit”, thekson tutje komunikata.
Ndërkaq, siç njofton komunikata, sesioni përfundimtar i këtij takimi dhe diskutimi, do të fokusohet në mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s për Ukrainën./arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...