Google ADS

Më 14 maj mbahet ankandi i gjashtë i letrave me vlerë për vitin 2024

08:48 | 7 Maj 2024
K.B

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 14 maj 2024 do të mbahet ankandi i gjashtë për vitin 2024.

Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Më tej bëhet e ditur se për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit duhet të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës./Arbresh.info/

Të ngjashme