Kosova më 12 qershor shënon përvjetorin e 20-të të çlirimit dhe hyrjes së trupave të NATO-s në vendin tonë.
Për të nderuar personalitetet kryesore ndërkombëtare që kontribuuan në intervenimin dhe çlirimin e Kosovës, tre ish-presidentët e Kosovës, Fatmir Sejdiu, Behgjet Pacolli, Atifete Jahjaha dhe presidenti aktual, Hashim Thaçi, më 12 qershor do të organizojnë pritje madhështore në Prishtinë.
I tërë ky organizim i është besuar ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga. Ajo do të merret me dërgimin e ftesave për këto personalitete.
Në këtë ceremoni, siç mëson Ballkani.info, pritet të marrin pjesë edhe dy ish-sekretaret e shtetit amerikan, Madeleine Albright dhe Hillary Clinton.
Në kohën e intervenimit dhe të çlirimit të Kosovës, zonja Albright ishte sekretare e shtetit dhe zyrtarja kryesore amerikane që i dha shtytje fillimit të bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe.
Në anën tjetër, zonja Clinton aso kohe ishte Zonja e Parë e Amerikës, pasi që bashkëshorti i saj, Bill Clinton mbante postin e presidentit. Përveç kësaj, Hillary Clinton edhe në kohën kur ishte sekretare e shtetit, nga 21 janari i vitit 2009 deri në shkurt të vitit 2013, dha kontribut të jashtëzakonshëm për forcimin e pavarësisë dhe shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Se dy ish-sekretareve u është dërguar ftesë që të jenë të pranishme më 12 qershor në Kosovë, nuk e ka mohuar zyra e ish-presidentes Jahjaga.
Në një përgjigje për Ballkani.info, zyra e Jahjagës ka thënë se ata janë në proces të krijimit të listës së të ftuarve për ngjarjen, gjë kjo e cila sipas tyre do të publikohet me kohë.
“Më 26 mars 2019, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për themelimin e Këshillit Organizativ për shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së NATOs në Kosovë. Ky këshill udhëhiqet nga Presidentja Jahjaga. Këshilli Organizativ ka mbajtur takimin e parë dje, dhe është në proces të krijimit të listës së të ftuarve për ngjarjen. Detaje të tjera të ngjarjes do të publikohen me kohë”, thuhet në përgjigjen e zyrës së Jahjagës për për Ballkani.info.
Më 12 qershor Kosova shënon 20-vjetorin e çlirimit nga okupatori serb. Kjo datë shënohet edhe zyrtarisht si hyrja dhe marrja nën kontroll e territorit të Kosovës nga forcat e NATO-s.
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...