Më 11 tetor komandën e KFOR-it do ta merr gjeneralmajori i ushtrisë italiane, Enrico Barduani.
Zyra për informime misionit të NATO-s, KFOR, në një njoftim për media, bënë të ditur se ceremonia e ndërrimit të komandës ndërmjet KFOR XXVIII dhe KFOR XXIX do të mbahet në Shtabin e këtij misioni në Prishtinë, më 11 tetor 2024, në ora 11:00.
“Admirali Stuart B. Munsch Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli do të kryesojë ngjarjen. Gjeneralmajor i Ushtrisë Turke, Özkan Ulutaş, do t’ia dorëzojë komandën e KFOR-it gjeneralmajorit të ushtrisë italiane, Enrico Barduani”, njofton KFOR.
Zjarr në Kuvendin e Seulit, evakuohen 500 persona
Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Albani...
Guardiola: Man City nuk ka asnjë shans për titullin e Ligës ...
Prezantohet plani i veprimit për sigurinë në shkolla, Rama: ...
Gjithçka gati, sonte nis Big Brother VIP Albania 4
Rama: TikTok do mbyllet për një vit